Kryeministri Edi Rama thotë se numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri është rritur ndjeshëm, në krahasim me vitin e shkuar.

Përmes një postim në “Facebook”, shefi i qeverisë shkruan së në muajin shkurt numri i vizitorëve është rritur me 54 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas shifrave, të cilave iu referohet kryeministri, në periudhën janar-shkurt janë 686 mijë vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë, ose e thënë ndryshe 74% më shumë se një vit më parë.

“Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022”, shkruan Rama.