Ylli i Hollivudit dhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit, Leonardo DiCaprio ka reaguar pasi Vjosa u shpall parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë.
DiCaprio shkruan se ky është një moment historik, dhe një vizion i ri për mbrojtjen e ujërave në botë.
“Sot u bë histori. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për mbrojtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, tha DiCaprio i cili ka folur shpeshherë për mbrojtjen e këtij lumi.