Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se nga 1 marsi 2023, është rritur me 7% paga për të gjithë ushtarakët në vendin tonë.

Sipas Peleshit, niveli mesatar i pagave sot me këtë vendim ka arritur në 870 mijë lekë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi: Me propozim të kryeministrit sot në Këshillin e Ministrave është miratuar rritja e pagës 7% duke nisur nga sot për gjithë ushtarakat nga ushtari bazë deri te gradat më të larta.

Rritja e pagave nuk është fenomen spontan por po bëhet i përvitshëm. Cdo vit do kemi rritje pagash deri kur ushtarakët tanë të trajtohen në mënyrë dinjitoze.

Sot që me studentët kadetë, nis pagesa me 55 mijë lekë të reja plus 10 mijë lekë trajtimi ushqimor.

Më pas sipas gradave rritet paga, niveli mesatar i pagave sot me këtë vendim ka arritur në 870 mijë lekë.