Në rubrikën Komenti i Ditës gazetari Dritan Hila u shpreh se Partia Demokratike duhet të nisi të grumbullohet rreth asaj që përbën të djathtën e vërtetë, duke lën pas përçarjen Berisha-Alibej.

“Jemi mësuar ta quajmë vula, flamuri, selia atë që bën Partinë Demokratike. Kjo është një luftë për brandin, pasi ka të bëj shumë “marka” me të cilën futesh në tregun politik. Berisha e di shumë mirë se çfarë është ajo që ne quajmë “vula” dhe për të po lufton. PD është në ditë të vështira e ndarë mes Alibeaj dhe Berishës, e për të mos folur për elektoratin që është edhe më tepër i përçarë mes deputetëve. Të gjitha këto konfuzione vijnë jo vetë për shkak të vulës.

Një kalim ekselent ishte Salianji, i cili në 8 janar u përlesh me Berishën e më pas kaloi në radhët e Berishës. Njerëzit tani e kuptojnë se nuk ka më një parti me një ideologji në thelb, por ka vetëm të bëj me disa njerëz që janë në funksion dhe janë pre e pushtetit.

Kemi parë se Bindja Demokratike ka formuar koalicion me LZHK. Këto janë parti të vogla, të djathta, por kanë një material të mirë dhe një profil të qartë djathtas. Janë parti që kërkojnë të djathtën moderne pa u kthyer te e kaluara.

Qëndron rreziku i partive të vogla delirante, por këta sa fillojnë po aq shpejt edhe mbarojnë. Prandaj e djathta duhet të grumbullohet rreth të djathtës së vërtetë.”,u shpreh Hila.