Ekspertët e Inxhinierisë së Ndërtimit në Turqi, të cilët kryen hetime mbi strukturat në zonën e fatkeqësisë së tërmetit, kanë zbuluar se cilësia e ndërtimit dhe betonit ishte e keqe. Akademikët theksuan se stoku i ndërtesave në zonën e tërmetit ishte shumë i keq dhe se numri i objekteve që janë në përputhje me rregulloret është rreth 5 deri në 7 për qind.

Ali Sercan Kesten, Önder Umut dhe Bora Akşar se ka defekte në punim dhe prodhim sidomos në elementët kryesorë strukturorë si shtyllat dhe trarët.

“Cilësia dhe punimi i betonit janë të këqija. Ne pamë që në vend të gurëve të grimcuar janë përdorur gurë me sipërfaqe të lëmuar, të njohur si zhavorri i përroit. Ka defekte në punim dhe prodhim sidomos në elementët strukturorë si shtyllat dhe trarët”, tha Bora Akşar.

“Nëse do t’i kishim ndërtuar ndërtesat në përputhje me të gjitha kërkesat e procesit të prodhimit të ndërtesave, ndërtesat do të ishin ende të dëmtuara, por jo të prishura, në përputhje me filozofinë e projektimit të kodit të tërmetit”, tha Önder Umut.

Sipas tyre mbi 156 mijë objekte janë gjetur të rrënuara, të prishura menjëherë dhe të dëmtuara rëndë. Numri i shtëpive në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara rëndë është rreth 507 mijë, ndërsa numri i objekteve me dëme mesatare dhe të lehta është rreth 43 mijë.