Kjo është Ura e Beshirit në Ndroq, një prej 27 urave të cilat do të rindërtohen apo rikonstruktohen për shkak të amortizimit dhe se nuk kanë parametra të sigurisë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka inspektuar 100 ura në të gjithë vendin. Por vetëm 27 prej tyre do t’u nënshtrohen ndërhyrjeve. Evis Berberi, Drejtor i ARRSH: Janë ura të ndërtuara mbi 50-vjeçare. Është bërë një renditje për ndërhyje, nga 1 deri në 100 në varësi jo vetëm të rrezikshmërisë pasi ato janë të qarkullueshme aktualisht, por me kalimin e kohës u bë një ndërthyrje e rrezikshmerisë, vendodhjes së urës për shkak të fluksit të lëvizjes që ka mbi të dhe tipologjisë së rrugës ku kalon.

3 urat e para që do të rindërtohen kapin vlerën e 15 mln dollarëve.

Evis Berberi, Drejtor i ARRSH: Këtë vit ne nisim nga puna dhe në fund të këtij viti ne do të kemi në 3 muajt e fundit fillimin e punimeve për tre urat e para që janë Ura e Tepelenës, Ura e Viroit dhe Ura e Beshirit. Këto do jenë tre ura të reja. Ura e Tepelenës ka rëndësi se lidh disa qarqe bashkë. Ura e Viroit ishte një urë që përmbytej. Ura e Beshirit do spostohet, të zvogëlohet edhe rezja e kthesës se ishte njollë e zezë, 15 mln Dollarë tre urat e para. Rrjeti rrugor shqiptar përfshin përfshin 803 ura, shumë prej të cilave kanë arritur vëllimet e projektuara të trafikut dhe kapacitetin mbajtës, apo nuk janë mirëmbajtur. Fondi i miratuar për rindërtimin dhe rikonstruksionin e urave është miratuar në Mars nga BB në një marrëveshje me qeverinë shqipatre dhe përfshin një kosto prej 100 mln Dollarësh që do të shtrihet në një afat 7 vjeçar.

3 URAT E PARA QE DO TË RINDËRTOHEN:

Ura e Tepelenës

Ura e Viroit

Ura e Beshirit

NDËRTIMI DHE RIKONSTRUKSIONI I 27 URAVE NË SHQIPËRI:

Ura e Beshirit

Ura e Uzinës (Rubik)

Ura e Dragotit

Ura e Drithasit

Ura auto/hekurudhore e Rrogozhinës

Ura Viroit

Ura e Matit

Ura Lokalitet Klos

Ura e Drashovicës

Ura e Turanit

Ura e Karicës

Ura Selenicë nr. 2

Ura Hyrje Selenicë

Ura Selenicë nr. 3

Ura Çesma Milloj

Ura e Topojanit

Ura e Shkollës

Ura Murashi nr. 2

Ura Lekaj

Ura Selenicë nr.1

Ura e Lekës

Ura Demushaj

Ura e Klosit (qendër)

Ura e qytetit Fushë-Arrëz

Ura e Kirit

Ura Markolaj

Ura Këlcyrë