Një studim i kryer në SHBA ka zbuluar se njerëzit që jetojnë në mjedise rurale, kanë një rrezik të përgjithshëm prej 19 për qind të zhvillimit të dështimit të zemrës, në krahasim me ata që jetojnë në zona urbane. Sipas CDC, njerëzit në zonat rurale kanë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës, kanceri, lëndimi i paqëllimshëm, sëmundjet kronike të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, goditjet në tru dhe të tjera. Studiuesit zbuluan se njerëzit me prejardhje rurale kishin një indeks pak më të lartë të masës trupore, hipertension, profil të dobët të lipideve, sëmundje të arterieve koronare dhe të tjera. Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit me të ardhura më të ulëta vuanin nga stresi kronik, i cili është lidhur me inflamacion më të madh në trup.

Pse varfëria e shton barrën?

Sipas shumicës së profesionistëve të kujdesit shëndetësor të cituar, njerëzit që jetojnë në komunitetet rurale kanë më pak akses në kujdesin shëndetësor. Këtyre njerëzve mund t’u mungojnë lehtësitë bazë si transporti, telefonat celularë, rrjeti etj. Ndërsa gjetjet e studimit bazoheshin në popullatën perëndimore, por efektet e varfërisë në shëndetin e përgjithshëm mbeten universalisht të njëjta. Njerëzit që janë në disavantazh gjeografik kanë vështirësi në aksesin e shërbimeve mjekësore emergjente. Një diagnozë e vonuar, mund të rezultojë në dëmtime të përhershme dhe ngjarje të pafavorshme kardiovaskulare. Njerëzit që jetojnë në zonat rurale që u mbijetojnë sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, mund të kenë nevojë për vite të tëra kujdesi dhe mjekimi të kushtueshëm. Pagat e dobëta dhe pamundësia për të vazhduar trajtimet e shtrenjta mund t’i bëjnë ata të ndalojnë mjekimin para kohe dhe kjo mund të kontribuojë në komplikime.

Stresi kronik është shoqëruar me rezultate të dobëta kardiovaskulare. Stresi afatgjatë mund të shkaktojë inflamacion në trup. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë një nivel të lartë stresi kishin aktivitet të shtuar në amigdalë, një pjesë e trurit që lidhet me rregullimin e përgjigjes ndaj stresit. Pabarazitë në kujdesin shëndetësor, janë faktorë të tjerë që lidhen me rezultate të dobëta kardiovaskulare midis komuniteteve të varfra. Sipas raporteve, gratë rurale mund të qëndrojnë në një disavantazh më të madh për shkak të paragjykimeve ekzistuese mjekësore që çojnë në diagnostikimin e vonuar të kushteve kardiovaskulare tek gratë.