Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në
zonat Bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në zonat malore.
Pritet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes i gjithë territori Shqiptar të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten lehtësisht në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.