Kryeministri Edi Rama është ndalur në ambicien e qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro. Rama tha se nuk do marrim borxh për të rritur pagat
“Ne nuk do marrim borxh për të rritur pagat, do i rrisim pagat dhe do vazhdojmë të ulim borxhin sikur e kemi ulur gradualisht dhe sikundër kemi ecur konform gjithë planit të stabilitetit makroekonomik në aspektin e borxhit. Rritja e pagave është një domosdoshmëri e mundshme. Sot është e mundur sepse kemi arritur rezultate domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës mbi të cilën rrisim pagën. Ato shifra qëi u dhashë janë arsyeja pse rrisim pagat, nga të ardhurat e turizmit përshembull, eksporteve, nga të ardhurat e punës, janë arsyeja pse rriten pagat. Rritje që është shumë e lartë në raport në raport me rritjet e bëra në të shkuarën, po e mirë kalkuluar dhe e qëndrueshme”, tha Rama.