Ndonëse faza e dytë ka nisur, Avokati i ri i Popullit nuk do të zgjidhet para zgjedhjeve vendore.
Sipas kreut të grupit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, arsyeja lidhet me angazhimin që ligjvënësit do duhet të kenë në fushatë.
Taulant Balla: Kuvendi në njëfarë mënyre duke të përqasë axhendën e vet edhe me zgjedhjet dhe në këtë kontekst, dua të ju them se koha e diskutimeve me opozitën, me grupet parlamentare të opozitës do të duhet të kalojë pas 14 Majit.
Negociatat me opozitën për një emër konsensual nga 15 garuesit, ende nuk kanë nisur.
Taulant Balla: Nuk ka asnjë diskutim sot që flasim me opozitën mbi kandidatët të cilët kanë depozituar, aplikuar për këtë pozicion.
Kuvendi ka nisur seancat dëgjimore me kandidatët për Avokatin e ri të Popullit. Mes emrave që kanë shfaqur interes janë edhe anëtari i KAS, Ilir Rusmajli, si dhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.