Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me kryeministrin Edi Rama ndodhen në Mallakastër, ku po zhvillojnë takimin elektoral të radhës duke prezantuar dhe kandidatin e tyre për zgjedhjet e 14 majit.
Balla u ka kërkuar qytetarëve të votojnë kandidatin e tyre, ndërsa u shpreh se kundërshtarët e tyre janë dy hije që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja dhe kërkojnë të marrin gjithçka.
Balla thekson se me 14 maj dyshja Meta-Berisha do të marrin përgjigjen nga populli.
“Përballë nesh janë dy hije që janë ngjitur trupit Shqipërisë si shushunja dhe duan ti marrin gjithcka Shqiperise. Në 14 maj duhet tu japim një përgjigje”, tha Balla.