Real Madrid, pas humbjes befasuese 4-2 të pësuar në ndeshjen e fundit kundër Griona-s, është kthyer te fitorja në kampionat pasi ka mposhtur Almeria-n me të njëjtin rezultat mbrëmjen e sotme.

Ndeshja e zhvilluar në Santiago Bernabeu ka pasur një protagonist absolut: Karim Benzema. Topi i Artë ka zhviluar një ndeshje fantastika duke shënuar plot tre gola.

REAL MADRID-ALMEIRA 1-0 – VIDEO

Pesë minuta i kanë mjaftuar skuadrës së Ancelotti-t për të gjetur golin e avantazhit, i shënuar pikërisht nga sulmuesi francez pas një asisti të marrë ngë Vinicius Junior.

12 minuta më pas, Benzema ka qenë përsëri protagonist duke dyfishuar avantazhin e Los Blancos. Këtë herë asisti ka ardhur nga një brazilian tjetër, Rodrygo.

Në minutat e fundit të pjesës së parë ka ardhur edhe goli i tretë i vendasve dhe i treti personal për Karim The Dream, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

REAL MADRID-ALMEIRA 2-0 – VIDEO

Miqtë kanë reaguar në minutat shtesë të pjesë së parë duke ngushtuar diferencat në 3-1 me Lazaro-n, por Los Blancos janë kundërpërgjigur menjëherë në fillimin e pjesë ssë dytë duke gjetur golin e katërt me Rodrygo-n. Në minutën e 61-të ka ardhur edhe goli i dytë për miqtë, i shënuar nga Robertone.

Karim Benzema ka kaluar Hugo Sachez dhe është bërë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e La Liga-s. Gjithashtu, francezi ka shkuar në kuotën e 17 realizimeve në këtë sezon të La Liga-s, vetëm një më pak se Robert Lewandowski.

REAL MADRID-ALMEIRA 3-0 – VIDEO

Real Madrid, falë fitores bindëse të marrë sot, ka shkuar përkohësisht tetë pikë larg Barcelona-s kryesues, me katalanasit që do të zbresin në fushë në orën 21:00 për të luajtur kundër Betis-it.