Të martën mbrëma, në orën 21:00, Benfica do të presë në shtëpi Interin për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League. UEFA ka bërë publike ekipin e zgjedhur të gjyqtarëve për të drejtuar këtë sfidë të rëndësishme.
Anglezi Michael Oliver do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje dhe do të ndihmohet nga dy anglezët e tjerë, Stuart Burt dhe Simon Bennet. Gjyqtar i katërt do të jetë John Brooks, përsëri nga Anglia. Në VAR do të jetë holandezi Pol van Boekel dhe asistent Stuart Attëel nga Anglia.