Shkollat 9-vjeçare në të gjithë vendin janë mbyllur këtë javë dhe nxënësit po shijojnë pushimet pranverore. Por ashtu siç janë kyçur këto institucione arsimore, ashtu përgjithësisht mbyllen edhe fëmijët tanë nëpër dhomat e tyre me pajisjet e teknologjisë, duke shënuar një fenomen që psikologët e quajnë “Rënie Sociale”.

Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi: Prindërit në përgjithësi ankohen se fëmija u qëndron gjithë kohën në telefon, ata nuk kanë interes për t’u angazhuar me aktivitetet familjare, për të ndarë një drekë me familjen, qoftë edhe për të marrë pjesë në ndonjë ditëlindje. Ndoshta kur kanë edhe njerëz të ftuar, mysafirë në shtëpi, fëmijëve nuk iu pëlqen që të dalin nga dhoma.

Duhet të kemi parasysh që fëmijët modelojnë. Problemi duhet parë tek shembulli I gabuar që japim. Nëse babai nuk është dakord që fëmija të mos jetë kaq I varur nga mjetet teknologjike, por të jetë më social, më I dashur, të komunikojë, të shprehi ndjenjat e veta, të shprehi emocionet e veta, por kjo gjë nuk ndodh, pasi babai duke I dhënë makinës mban gjithë kohën celularin, nëna duke gatuar flet dhe sheh telefonin, atëherë nuk mund të kemi pretendime.
Sigurisht që gjëja e parë vjen nga vetja. Nëse familja vendos disa rregulla, se si ata të komunikojnë, se si ata ta ndajnë drekën, kur fëmijët duhet të dalin në natyrë dhe të luajnë. Në atë kohë që prindi është me fëmijën, luan e bisedon me të, gjen bashkëmoshatarë të fëmijës, ka ndërtuar shumë tek ai fëmijë, qoftë nga ana psikologjike, qoftë nga ana emocionale. Do të harrohen mjetet teknologjike dhe do të ndodhë komunikimi.