Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore.
Ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më prezente, duke gjeneruar reshje të pakta shiu ne gjysmën e dytë të ditës . Vija bregdetare do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 25°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Prej disa ditësh Kosova në pjesën më të madhe të territorit ndodhet nën ndikimin e vlerave të larta barike, të cilat do të sjellin masa ajrore të qëndrueshme në vend. Pritet që deri në mesditë pothuajse e gjithë Kosova të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat gradualisht do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin.