Partia Socialiste e Shqipërisë i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me vendet e vendosjes së postareve elektoralë në Tiranë dhe në qytete të tjera.
Përmes një letre, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji sqaron kryekomisionerin Celibashin se posterat janë afishuar në kuadër të marrëveshjeve kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare që operojnë në këtë fushë dhe nuk janë përfituar në kuadër procesit të shpërndarjes proporcionale të bërë sipas përcaktimeve të nenit 79 të Kodit Zgjedhor si dhe të udhëzimit nr.6, datë 23.3.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Salianji nënvizon se në secilin prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri subjektit zgjedhor, Partia Socialiste e Shqipërisë, si subjekt që ka porositur edhe afishimin e këtyre posterave reklamues.
“Lidhur me pikën e parë ju informojmë se posterat janë afishuar në kuadër të marrëveshjeve kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare që operojnë në këtë fushë dhe nuk janë përfituar në kuadër procesit të shpëmdarjes proporcionale të bërë sipas përcaktimeve të nenit 79 të Kodit Zgjedhor si dhe të udhëzimit nr.6, datë 23.3.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore” . Informacionet e mëtejshme lidhur me procedurat e ndjekura për këtë kontraktim do i bëhen të ditura institucionit tuaj në kuadër të dërgimit të raporteve të detajuara financiare brenda afateve të përcaktuara Kodi Zedhor dhe ligji nr 8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar.
– Sa i përket kërkesës së dytë, ju informojmë se në secilin prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri i subjektit zgjedhor, Partia Socialiste e Shqipërisë, si subjekt që ka porositur edhe afishimin e këtyre posterave reklamues”, thekson Sekretari për Ccështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS, Eridian Salianji.