I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar takoi krerët e politikës në Shqipëri, por zgjodhi të injorojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kjo ishte e pritshme, duke qenë se ai është shpallur “non grata” nga SHBA dhe për Uashingtonin, nuk ekziston më politikisht.

Berisha është i shpallur i padëshiruar nga Departamenti i Shtetit për korrupsion madhor dhe pengim të drejtësisë gjatë qeverisjes së tij.

Por sipas Lubonjës, “non-grata” e Sali Berishës është përgatitur në Shqipëri, përmes mekanizmave si rasti i ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

“A ka ndryshuar Amerika apo jo, unë nuk di ta them. Shpresa është një gjë, faktet janë një gjë, indicia janë një gjë. Do e shohim.

Por unë prap duhet ta them mos prisni nga Amerika por bashkohuni se këtu ka një rrezik shumë të madh. Sot pashë një studim që thotë se shumica e shqiptarëve mendojnë që Shqipëria ka bërë hapa mbrapa.

Këtu territorin po e merr krimi. Kështu ndodh varfërimi i shumicës. Nuk di sesa këta ia kanë thënë këtij Escobarit dhe sesa ai i ndan këto. Se sa ia kanë përmendur Departamentin e Shtetit dhe qëndrimet e ambasadores nga ana tjetër”, deklaori Lubonja në emisionin “Hapur”.