Me rastin e Fiter Bajramit, Bashkia e Tiranës ka menduar që t’u vijë në ndihmë të gjithë besimtarëve myslimanë. Ditën e premte, më 21 prill, për faljen e besimtarëve, tre parkingjet në kryeqytet do të jenë falas, në mënyrë që ata të mund ta kryejnë ritualin e faljes pa asnjë pengesë.

Parkimi te “7 Xhuxhat”, te Sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi i Ri do të jenë pa pagesë nga ora 5:00 -9:00 të mëngjesit. Ky muaj ka qenë një muaj fantastik solidariteti në Tiranë, ku bashkia nga ana e saj ka organizuar aktivitete të shumta sociale.