Belind Kelliçi sulmon thuajse përditë Policinë Bashkiake, e cila ndëshkon personat që parkojnë makinat në mënyrë të gabuar. Por me sa duket kandidati i Berishës e paska personale këtë betejë. Sepse ai qarkullon me një furgon që rezulton se është shkelës i vazhdueshem i rregullave të qarkullimit.
Furgoni i fushatës së Kelliçit ka marrë disa gjoba, si nga Policia Bashkiake, ashtu edhe nga Komisariati nr 6 për parkingje në vende që nuk lejohen. Jo vetëm kaq, por furgoni i Kelliçit vijon që të jetë debitor duke mos paguar gjobat, edhe pse një kandidat për kryetar bashkie do të duhet të ishte shembulli i korrektësisë për të tjerët.
A është ky modeli që promovon Këlliçi, kur sulmon Policinë Bashkiake kur bën detyrën e saj? Me sa duket, modeli që ai ofron është sërish koha e Lulit dhe Berishës, ku më të fortët me X5 dhe Range Rovera sfidojnë dhe ligjin.