Modelja Jori Delli teksa ka biseduar me banorët e tjerë në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ka treguar një episod nga fëmijëria e saj. Me nota humori ajo thotë se kur ka qenë e vogël e kanë rrahur prindërit.

Ajo ngre pikëpyetje për këtë, duke thënë se nuk e kupton pse e kanë rrahur, pasi sipas saj dilte me nota shumë të mira në shkollë.

“Tashi unë qesh, por kur isha e vogël më rrihnin mua. Po, sinqerisht nuk e kuptoj se pse kam ngrënë aq drru kur isha e vogël. Se unë isha dhe shumë e mirë në shkollë, merrja nota shumë të mira, isha me të gjitha 10”, ka thënë Jori.