Ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, ka qenë këtë të shtunë në qendër të vemendjes. Arsyeja është shfaqja e tij me drejtuesin politik të qarkut Fier Taulant Balla, gjatë një aktiviteti sportiv në Roskovec.

Kjo për shkak se Lila njihet për përkrahjen e tij ndaj PD-së, madje ka drejtuar dhe departamentit e sportit në këtë parti.

Shfaqja e tij në krah të Ballës në këtë periudhë fushate elektorale nuk ka kaluar pa komente nga demokratet dhe mediat.