Sekretari i Përgjithshëm i PS bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e lagjes Haxhias. Gjiknuri, që është dhe drejtues politik i qarkut nënvizoi se kandidati i ofruar nga PS, Llatja ka si qëllim të vijojë me punët e mira për qytetin e Elbasanit.
“Qeverisja e Elbasanit do mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe do një projekt politik të mbështetur nga një organizatë politike. E them që Gledi s’është vetëm sepse ka një ekip politik. Garancia do organizatë politike. Ky është përfaqësuesi i Edi Ramës, njeriu që mbështet politikat tona këtu. Patjetër këtij i kërkojmë dhe llogari më mirë nesër, gjithmonë për të mirën e qytetarëve. Ky është garancia politike, kjo është gara politike. Dyshja përballë është dyshe totalisht e dështuar, e pashpresë.
S’ka pse Elbasani të vërë në pikëpyetje të ardhmen. Për çfarë e duan Elbasanin ata? Ta marrin për të bërë një bunker politik për të punësuar disa militant bashkie dhe zbatuar politikat e Sali Berishës? Do eksportojmë revolucionin apo Elbasani do të vazhdojë këto projektet e mëdha? Të bëhet shëtitorja, të bëhet “Bypass-i”, të zhvillohet qyteti, të rehabilitohet lagjja kala që do jetë një krenari për qytetin. Këto duan elbasanllinjtë. Ky është momenti, hajde ta shfrytëzojmë, votojmë për interesin tone”, tha ai.