Avokati i Izet Haxhiajt deklaroi dje se ai ka frikë se mund ta helmojnë.
Drejtoria e Burgjeve thotë se bëhet fjalë vetëm për një ngatërresë me ilaçet.
Por motra e Haxhisë, tha se ka disa kohë që po ndodhin “ngatërresa” të pashpjegueshme.
Që në 2016, Izet Haxhia ka shprehur shqetësim për kërcënimet ndaj tij. Në një mesazh publik të asaj kohe, ai shkruante:
“Kohët e fundit janë shtuar mesazhet që më vijnë nga anonimë, të mbushura me sharje, ofendime e kërcënime. Duket qartë që janë të dirigjuara e drejtuara nga një dorë e vetme, që eshte ajo e Zenit të Salehut apo Zen Qoses.
Në betejën time për të vërtetën unë kam qenë i hapur me fakte e dëshmi të përjetuara nga ana ime dhe vetëm me të vërteta. Por këtyre minjëve të haleve të kanaleve të UDB-së që bashkohen me kanalet e pista të SHQUP-it, nuk u ka interesuar kurrë e vërteta, por në luftën e tyre të pisët janë mbështetur vetëm tek dezinformimi, shpifja dhe mashtrimi.
Kanë pothuajse 17 vjet që kanë hedhur në qarkullim për militantët e tyre lloj lloj shpifjesh e akuzash, që nga ajo e nxjerrjes në pritë të Hajdarit e deri tek ato të sotmet që qënkam në shërbim të Ramës e qënkam blerë e marrë para nga ai dhe mediat e tij.
Apo shpifje të modelit alla UDB që unë qënkam spiun i saj apo edhe i sigurimit famëkeq të shtetit. Gjithë këto shpifje e akuza kanë për qëllim që të sfumojnë të vërtetat që kam thënë në lidhje me antishqiptarin më të madh dhe liderin e tyre, dhëndrrin e serbisë, tek pjesa e atyre militantëve të PD, që akoma i besojnë të keqes më të madhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të PD, që është dhëndri i Serbisë.
Gjithë ato gjëra që kam bërë në jetën time, të këqija apo të mira, unë nuk kam vuajtur apo vuaj nga kompleksi i fshehjes apo heshtjes ndaj tyre. Ai që vuan nga kompleksi i së kaluarës është pikërisht lideri i tyre. E kaluara e tij e errët dhe plot mashtrime e lidhje të fshehta e të dyshimta, është makthi i tij i përditshëm, që e bën atë edhe më mashtrues e armik me të vërtetën dhe me ata që e thonë këtë të vërtetë, apo me ata që ai nuk i ka në dorë apo në dosjet e tij të shumta që gjenden në duart e tij, të dhuruara me bujari nga patronët e tij në Beograd dhe shtojcat e tyre të shërbimit të tipit Gazidede e Ajazi. Dosje të cilat dhëndrri i Serbisë i përdor si shantazh e presion ndaj atyre që mund të ngrenë kokë kundër tij.
Jeta dhe veprimtaria ime janë të hapura dhe pa asnjë të fshehtë apo lidhje të dyshimtë. Unë as nuk kam patur nevojë të djeg regjistrat e gjendjes civile në vendlindje, siç bëri Dhëndrri i Serbisë në ’97 në Tropojë, me anë të bashkëpunëtorit të UDB Bislim Demiraj, që më vonë kreu edhe aktin e vrasjes së dy heronjve të UÇK, Ilir Konushefcin e Hazır Malajn, dhe për këto shërbime Dhëndrri i Serbisë kur erdhi në pushtet, ia bëri motrën Shefkie Demiri gjykatëse të besuar të tij të çëshjeve që kriminalizonin atë dhe të birin.
Unë në betejën time ndaj kësaj mortaje të vendit tonë nuk jam nisur e as frymëzuar nga urrejtja personale apo ndjenja e hakmarrjes, por vetëm nga e vërteta. Hakmarrrja po vjen e do të vijë nga ky popull që do ta hedhë dhëndrrin e Serbisë dhe ata mjeranë që i mbajnë ison në koshin e plehrave e tradhëtarëve të këtij kombi”.
Pas këtij mesazhi, gazeta Dita bisedoi me Izetin, dhe ndër të tjera zv.kryeredaktori Alqi Koçiko i bëri pyetjen e mëposhtme:
-Izet, a ndihesh seriozisht i kërcënuar nga ato që siç thua, janë kërcënime të dirigjuara nga Shkëlzen Berisha? Dmth, beson se vijnë prej tij apo prej të atit?
“Unë nuk kam patur frikë të jatin e këtij qoses me emrin Zeni, që të mos ja hamë hakun, është një kriminel i lig dhe i pabesë. Megjithëse kanë shumë lekë të bëra me gjakun e shqiptarëve dhe me tradhëtitë ndaj këtij vendi, plus që kanë shumë kamikazë të rinj e të vjetër, mua nuk më trembin edhe pse jam i vetëm në këtë betejë për të vërtetën.
Unë i njof mirë sa u vlen lëkura të atit dhe të birit; dhe duhet të jenë ata që duhet të kenë frikë prej meje. Nuk jam kriminel, por po të vijë puna tek vetëmbrojtja, u them të dyve se nuk do t’i gëzojnë paratë e bëra me gjak shqiptari.
Se për çfarë është duke përgatitur i jati për të birin, e di mendja diabolike e dhëndrit të Serbisë, por ata bashkë me veten e tyre janë duke varrosur politikisht edhe PD; një parti që është kthyer në një mburojë e krimeve të familjes më kriminale e antishqiptare, asaj Berisha. Koha do ta tregojë dhe do më japë të drejtë”, tha ai.
Koha i dha vërtetë të drejtë. PD është sot, fiks ajo që ky dëshmitar i dorës së parë, i anashkaluar në mënyrë skandaloze nga drejtësia, parashikoi para 7 vitesh.