Finalja e “Big Brother Vip” po afrohet gjithnjë e më shumë dhe në këtë pikë të lojës banorët po përdorin çdo gjë për tu ‘kapur’ me fjalët e njëri-tjetrit.
Luizi ka nisur fushatën në të gjithë shtëpinë, teksa po i nxitë banorët të mos i flasin Efit dhre nga anas tjetër ka dhe ‘luftën’ e tij në përballje me Dean.Duke qenë se në spektaklin e shkuar banorët me votat e tyre nxorën kokë më kokë në nominim për një vend në finalen e madhe Luizin dhe Dean, këta të fundit po përfshihen më shumë në debate.
Mirëpo për Luizin jo çdo gjë po shkon siç duhet sepse ka hasur në rezistencën e disa prej banorëve të cilët nuk i binden më.Nisur nga kjo Luizi i ka konsideruar banorët si njerëz pa karakter dhe çapaçula.
Pas këtyre akuzave nuk ka munguar dhe përgjigja e Deas, e cila i ka thënë Luizit se ai është i fundit që duhet të flasë për karakter.
Pjesë nga biseda:
Luizi: O njerëz pa karakter, o çapaçula
Dea: Ti njëherë që flet për karakter nuk e di
Luizi: Ti je e fundit, ti je fundërrina
Dea: Kur flet ti për karakter mos ngelt njeri në këtë planet. Ti nuk di akoma kush je, vajte 40 vjeç.