Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se e diela kur do të zhvillohen zgjedhjet në veri të Kosovës në të cilat serbët nuk do të marrin pjesë, do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe ditë e vështirë për popullin serb.

Kjo shtoi ai do të jetë një ditë që do të jetë turpi i botës dhe Evropës dhe turpi i Kuintit.

“Ata do të mbajnë zgjedhje të dielën, do t’i mbështesin dhe pastaj do të thonë se fajin e ka Beogradi”, tha Vuçiç në një intervistë në TV Prva.

Ai përkujtoi pse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhje.

“Jo për një trill, tha ai, por për shkak se drejtori i Drejtorisë së Policisë së Kosovës për Veri, komandanti Nenad Gjuriç, është shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme, sepse Todosijeviç është dënuar, sepse kanë qëlluar mbi serbët, kanë grabitur tokën, kanë provokuar dhe ngacmuar Serbët në baza ditore, dhe se serbët marrin pjesë në institucione, pa u formuar asociacioni i komunave serbe për dhjetë vjet”.