Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar sot në emisionin Breaking në Top Neës, ku u pyet nga gazetarja lidhur me lajmet që kanë dalë në media për mungesën e diplomës së gjimnazit të kandidatit të Berishës dhe Metës.
“Njeriun nuk e fëlliq gjëja që nuk ka bërë. Një njeri, edhe nëse nuk e ka bërë shkollën e bën më vonë, se ka shkollë nate. Por, njeriun e fëlliq gjëja që ka bërë. Në CV, nëse nuk ke bërë shkollën, mund ta bësh gjithmonë. Por në CV, nëse ke qenë klor për të pastruar fytyrën e Sali Berishës, kjo është diçka që ti nuk e heq dot kurrë. Kush pranon sot të dalë kundër Amerikës dhe të ketë në CV gjithë jetën e tij, që ishte aty si sapun për fytyrën e Berishës, që është sot e papastrueshme, kjo është diçka më e rëndë. Më e rëndë është të përfaqësosh Sali Berishën, njeriu që ka veshur më shumë gra me të zeza në këtë qytet, që ka shkatërruar të gjithë pasurinë e shqiptarëve në vitin ‘97, njeriu që hodhi në erë 26 jetë në Gërdec, njeriun që vrau me plumba në mish në Bulevard, njeriun që sot nuk kalon dot Rinasin. Të përfaqësosh dhe të bëhesh sapun për fytyrën e Saliut është më e rëndë. Të bësh shkollën e mesme ka gjithmonë një shans të dytë dhe unë besoj se për të gjithë duhet të ketë një shans të dytë. Tirana është qyteti i shanseve të dyta. Pas fushatës do kemi kohë për gjithçka”, tha Veliaj.