15 Prill, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë me dije se Klinikat Stomatologjike të Lëvizshme kanë vijuar punën me intensitet për depistimin dhe trajtimin e kujdesit oral të fëmijëve. Ky shërbim po ofrohet sipas nje kalendari të përcaktuar në të gjithë zonat rurale dhe javën e ardhshme klinikat dentare të lëvizshme do të trajtojnë fëmijët në Malësi të Madhe, Lezhë dhe Berat.
Ministrja Manastirliu thotë se mbi 2000 fëmijë janë depistuar dhe trajtuar nga njësitë e lëvizshme.
Postimi i ministres Manastirliu:
📍Nga Hasi, në Gjirokastër, Shkodër, Postribë, Hot i Ri, Maliq, Pogradec 👉🏼 vijon rrugëtimi i 2️⃣ Klinikave Stomatologjike Lëvizëse në shkollat e zonave rurale për depistimin për kujdesin e dhëmbëve🏫👫🚐🦷🪥😀, që i siguron fëmijëve akses dhe cilësi për depistimin dhe trajtimin e dhëmbëve me aparatura bashkëkohore.
➡️ Mbi 2 mijë fëmijë kanë kryer deri tani depistime dhe trajtime përmes njësive të lëvizshme.
🗓️ Javën tjetër 👉🏼Klinikat Stomatologjike Lëvizëse do të jenë në, Malësi të Madhe, Lezhë dhe Berat 🚐🦷🪥😀
#FëmijëtTëParët👫
#ShqipëriaeArdhmjaJonë ☀️ 🇦🇱
Klinikat Stomatologjike të Lëvizshme janë të pajisura me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë dhe po shërbejnë si kabinete dentare të lëvizshme për nxënësit e shkollave, kryesisht në zonat rurale dhe ato periferike. Përgjatë viteve 2021-2022 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka investuar në strukturat e kujdesit të arsimit parauniversitar me 19 njësi të reja dentare, ku 10 prej tyre u instaluan në Tiranë dhe të tjerat në tre qarqe, Elbasan, Durrës dhe Shkodër. Edhe këtë vit, MSHMS do të vijojë investimet në shkolla për të zgjeruar bazën e njësive dentare me unite të reja në të gjithë Shqipërinë.