Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë pothuajse i gjithë territori do të jetë në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë, por në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht, duke bërë që të ketë kalime të pakta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë. Në zonat Verilindore dhe Juglindore vranësirat do të jenë më të shpeshta por nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.