Ende mbetet mister vrasja e 38 vjeçares shqiptare Anila Ruçi në Pavia të Italisë. Shqiptari 38-vjeçar Osman Bilyhu, mik i viktimës i cili në fshat pretendojnë se ishte vërtet vëllai ndodhet ende i shtruar në Poliklinikën San Matteo në Pavia dhe nuk ka mundur t’i përgjigjet ende përpara hetuesëve. Bilyhu e ka kaluar natën në terapi intensive.

Anila Ruçi, 38 vjeçe, gjithashtu me origjinë shqiptare, ishte shumë e rezervuar dhe pak e njohur, pasi jetonte në Scaldasole prej rreth një viti. Më parë ajo kishte jetuar me të afërmit në Sannazzaro dhe punonte si kujdestare dhe pastruese.

Në momentin që ndodhi ngjarja 38 vjeçari ishte ulur në një lokal pranë zonës, disa dhjetëra metra larg shtëpisë së 38 vjeçares. Shtëpia e Anila Ruçit është pikërisht pranë qendrës estetike Athena, në pronësi të Marika Famà të cilën shqiptarja e frekuentonte shpesh.

Marika estetistja kishte ngritur dyshimet se diçka mund të kishte ndodhur pasi Anila ishte vonuar në takimin që ajo kishte lënë më estetisten. “Nuk ishte zakon i saj, ajo ishte gjithmonë shumë e përpiktë dhe e saktë – u tha ajo gazetarëve.

Pas asaj që ndodhi, megjithatë, në Scaldasole shumë dyshojnë në versionet e treguara deri më tani. Për fqinjët Anila Ruçi cilësohej si një grua e sjellshme dhe e qeshur.

Nga fqinjët mësohet se ajo ka dalë për të shkuar në punë në mbrëmje, e shoqëruar nga ai që e ka prezantuar si vëllain e saj. Gjatë ditës tjetër, përveç vizitave të zakonshme në lokal, të dy kanë qëndruar në shtëpi. Në harkun kohor të një viti mes tyre sipas asaj që raportojnë disa fqinjë të tjerë ka pasur zënka të shpeshta.

Karabinierët po përpiqen të rindërtojnë edhe njëherë skemën e ngjarjes edhe pse deri më tani nuk ka asnjë pistë apo të dyshuar në lidhje me vrasjen. Dëshmia e Osman Bilhyut mund të jetë vendimtare për të kuptuar atë që ndodhi dje në Scaldasole.