Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri, Bledi Çuçi, ka theksuar se është e rëndësishme marrëveshja e nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Kosovës që përmirëson më tej regjimin e lëvizjes së lirë ndërkufitare për banorët e zonave në të dy anët e kufirit.
Çuçi shkruan se nga ky lehtësim i lëvizjes do të përfitojnë rreth 300 mijë banorë nga të dyja anët.“Banorët e zonave të brezit kufitar Shqipëri-Kosovë do të lëvizin lirshëm 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës ku shtetasit në të dyja anët të përfitojnë shërbime të njëjta në Kosovë dhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas përkatësisht të të dyja shteteve”.
Postimi i plote:
“Banorët e zonave të brezit kufitar Shqipëri-Kosovë 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗲̈𝘃𝗶𝘇𝗶𝗻 𝗹𝗶𝗿𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝟯𝟬 𝗸𝗺 𝗻𝗲̈ 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝟯𝟬 𝗸𝗺 𝗻𝗲̈ 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 ku shtetasit në të dyja anët do të përfitojnë shërbime të njëjta në Kosovë dhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas përkatësisht të të dy shteteve.
Me homologun Xhelal Sveçla nënshkruam një protokoll që përmirëson më tej marrëveshjen e lëvizjes së lirë që arritëm vitin e shkuar duke mundësuar në këtë mënyrë 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗹𝗲𝗷𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗹𝗲̈𝘃𝗶𝘇𝗷𝗲𝘀 𝗺𝗲 𝗮𝘂𝘁𝗼𝗺𝗷𝗲𝘁𝗲.
Besoj se kjo është një lehtësi tjetër shumë e madhe 𝗽𝗲̈𝗿 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟯𝟬𝟬 𝗺𝗶𝗷𝗲̈ 𝗯𝗮𝗻𝗼𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗼𝗻𝗮𝘃𝗲 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗲̈ 𝗸𝘂𝗳𝗶𝗿𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗱𝘆 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲𝘃𝗲. 🇦🇱🇽🇰’‘