Nga Adriatik Doçi/
Ka një përpjeke për ta lehtësuar Monika Kryemadhin nga historia e rublave ruse. Fillimisht disa analistë pranë linjës Berisha-Meta thanë se ‘Putini paskërka blerë me 5 mijë euro Monika Kryemadhin’, në përpjekje ta kthyer këtë episod korrupsioni në komedi.
E vërteta është se Monika Kryemadhi ka me dhjetër transaksione të padeklarura në ILDKPKI, me kompani të oligarkëve rusë, në vlera të ndryshme, konkretisht me kompaninë offshore Vradus Holdings e biznesmenit rus në tregun e naftës Vitaly Savvin si dhe me kompaninë tjetër offshore Holdem Holdings e oligarkëve rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.
Ndoshta zonja Kryemadhi 5 mijë euro dhe 50 mijë euro i ka vërtetë një bakshish dhe nuk do të korruptohej nga Putini me 5 mijë euro, por dokumentet tregojnë për një raport të konsoliduar dhe të thellë financiar të Monika Kryemadhit me tre oligarkë nafte ruse.
Më pas pati një pretendim që banka ku ishte kryer transaksioni sipas dokumenteve, ishte falimentuar. Ky pretendim, është një gënjeshtër.
Siç edhe e konfirmon ky njoftim, banka Banco Espirito Santo, një bankë që ka funksionuar prej 150 vitesh, është struktuar duke u ndarë në vitin 2014 në dy degë të shëndetshme financiarisht, të cilat funksionojnë. Funksionimi i bankës, pjesë e tregut evropian, konfirmohet lehtësisht qoftë edhe duke vizituar faqen e saj zyrtare.
Ka një pretendim tjetër për një anomali në datat e transaksionit, ku në dokument data e nisjes se parave është 23 maj 2017, ndërsa data e mbërritjes se parave, 22 maj 2017, një ditë para nisjes.
Kjo është një praktikë e rëndomtë në bankat evropiane. Në sistemin bankar ‘value date’, që përkon me 22 maj 2017, është data kur fondi është bërë i disponueshëm. Gjithashtu në shumë bende lejohet transferta kur klienti kërkon të vendosë datën e valutës një ditë para, për arsye të ndryshme, dhe në këtë rast mbahen komisione. Të gjitha këto pretendime nuk konfirmojmë falsitetin e dokumenteve që implikojnë Monika Kryemadhin në transaksione të paligjshme.
Ndërkaq, lëvizjet jashtë vendit të ish kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, përputhen me lëvizjen e parave, pra me datat kur Kryemadhi besohet se është paraqitur tek banka për të firmosur transaksionet. Nëse për të kaluar para në llogarinë e Monika Kryemadhit, kësaj të fundit nuk i nevojitet për të qenë prezent tek banka, për të kaluar para nga llogaria e saj në llogari të kompanive të tjera, duhet që klienti të jetë prezent dhe të nënshkruajë.
Nga ana tjetër, zonja Kryemadhi ka udhëtuar 130 herë jashtë vendit. Gjatë një viti, ka qëndruar mbi 60 ditë jashtë vendit. Në ILDKPKI rezulton se nuk ka delaruar shpenzimet. Gjithashtu, ende nuk ka një përgjigje nga SPAK-u për shpenzimet e zonjës Kryemadhi, për shërbimet estetike në klinikën mjekësore Domus Medica, në San Marino. Ndërkaq, gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shpenzuar 1.2 milionë USD për lobim në SHBA. Shpenzimet janë të faktuara në institucionet amerikane. Në ILDKPKI nuk janë deklaruar shpenzimet, si për lobimin, ashtu edhe për shërbimet estetike.