Atletja Luiza Gega u ka dhënë një mesazh të rinjve që zgjedhin të largohen nga Shqipëria. Ajo thotë se të gjithë bashkë duke punuar, mund të bëjnë shumë gjëra për vendin tonë. Vitet e fundit, Luiza thotë se Shqipëria shihet ndryshe në arenën ndërkombëtare.
“Se kuptoj pjesën që pse duan të ikin dhe mos të bëjnë diçka të mirë për vendin e tyre. Nëse bëhemi të gjithë bashkë, siç jemi edhe ne sot, mund do bëjmë shumë gjëra të mira dhe Shqipëria mund të ecë para. Unë jam krenare për sportin kur shoh sa kanë ndryshuar gjërat.
Shpesh të rinjve iu them do doja të isha edhe njëherë 20 vjeç se ne e kemi nisur me shumë sakrificë dhe ndihesha jo e barabartë me shtete e tjera. Por vitet e fundit, sidomos këtu dy vite jemi ndjerë të barabartë dhe shumë krenarë për vendin nga vi dhe atë që përfaqësoj”, tha Gega.