Milani ka siguruar gjysmëfinalet e Champions League.

Kuqezinjtë kanë barazuar 1-1 ndaj Napolit në ndeshjen e kthimit falë një goli të Giroud në minutën e 43′, ndërsa më parë kishte gabuar në minutën e 22′ nga pika e bardhë.

Napoli kishte mundësinë të rihapte sfidën, por Kvaratskhelia gaboi nga penalltia në minutën e 82′, megjithatë Osimhen barazoi në limit por që goli nuk vlejti.

Tashmë, skuadra e Piolit pret e qetë në gjysmëfinale fituesin e sfidën Inter-Benfica që do të luhet të mërkurën në San Siro. Ndeshja e parë në Portugali përfundoi me fitoren e Interit 0-2. SHIKO GOLIN

Ndërkohë, edhe Reali ka siguruar gjysmëfinalet duke mposhtur sërish 0-2 Chelsea në Londër.

Golat për të besuarit e Ancelotti u realizuan nga një dopietë e Rodrygo 58′ dhe 80′. Reali pret i qetë gjysmëfinalen ku do të mësojë kundërshtarin mes Man City dhe Bayern me anglezët që janë dukshëm favorit pas fitores 3-0 në Etihad.