Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në emisionin “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se strukturat e Partisë së Lirisë në Tiranë janë unifikuar dhe shkrirë në një të vetme me PD-në e Berishës, ku shtoi se edhe prezenca e saj nuk ishte e nevojshme.

“Në 25 prill, 6 mars, dhe 14 maj. Janë tre data të ndryshme. Pafuqësia e tradhtisë, kur ti shkon bashkë me shokun e luftës në luftë dhe shoku të qëllon pas shpine, normalisht që je i pafuqishëm dhe e vetmja gjë që thua është të marr sa më shumë me vete.

Ndërsa në kuadrin e 6 marsit ishte një këndvështrim tjetër që nuk ishte sfida jonë por ishte një marrëveshje që i jepje të drejtën njerzve për të votuar dhe garuar, pavarësisht se kandidatët e opozitës kishin një garë të pabarabartë përball kandidatëve të mazhorancës.

Një qeveri, e zbarkuar në 6 bashki që ishin në garë. Tashmë jemi në një pozicion tjetër. Monika nuk është më një kryetare, por përfaqësuese e një strukture në qarkun e Fierit, edhe te një njësi administrative në Tiranë.

Në Tiranë prezenca ime është e panevojshme sepse shkrirja e strukturave të Partisë së Lirisë me PD, shtabet e Belind Këlliçit. Ka nevojë në njësitë e tjera dhe rrethet, por unifikimi është prezent. Unë e ndjej te metodologjia që përdor kundërshtari për të goditur procesin dhe demotivuar opozitarizmin”, tha ndër të tjera Kryemadhi.