Moti i keq me reshje shiu gjatë ditës së sotme do të pezullojë lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë. Pezullimi do të vijojë deri pasditen e të shtunës ndërsa priten më pas përmirësime të situatës nga moti.
Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmon se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon me 6-7 bf me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë këtë të shtunë rreth orës 18:00.