Fëmijët para moshës madhore nuk janë të detyruar të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Por Amina 8 vjeçe tregon se e bën me dëshirë pasi ka parë prindërit e në veçanti gjyshen e saj 80 vjeçare. Sigurisht që agjërimi i saj është gjysmë dite, megjithatë ajo angazhohet që të kryejë ritet me përpikmëri.

Gjyshja e saj, nënë Likja ka qenë gjithmonë një besimtare e rregullt e fesë Islame. Ajo rrëfen se agjërimin nuk e ka ndalur as nën diktaturën komuniste. Nuk ka qenë e lehtë, thotë 80 vjeçarja e cila i referohet edhe një copëze historie:

“Në kohën e komunizmit e dinin se kush ishte besimtar dhe na detyronin të hanim karamele”- tregon nënë Likja.

Ajo shprehet e bindur se do të vazhdojë të kryejë ritet e agjërimit deri sa të gëzojë shëndet të plotë. Report TV sjell 24 orë nga jeta e një familje besimtare në Tiranë. Si bëhet zgjimi me lindjen e diellit dhe çfarë konsumojnë e deri në vaktin që i bashkon të gjithë rreth tryezës kur dielli perëndon.

Muaji i Ramazanit ka nisur për besimtarët myslimanë në datë në datën 23 Mars. Përgjatë 30 ditëve, ata nuk duhet të konumojnë ujë e ushqim në një orar të caktuar në shenjë sakrifice e përkushtimi ndaj Zotit. (REPORT TV)