Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ditën e sotme në një seancë publike shqyrtoi listat shumemëror të 4 subjekteve zgjedhore, për andidatët e tyre në këshillin bashkiak në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Në përfundim të shqyrtimit, KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore përkatësisht:

“Partia Balli Kombëtar”, për bashkitë Durrës, Lezhë, Tiranë;
Partia “Fryma e Re Demokratike”, për bashkitë Korçë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz, Durrës dhe Lezhë;
“Partia Agrare Ambjentaliste”, për bashkitë Tiranë, Lezhë, Kamëz, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Shkodër, Vlorë, Lushnjë dhe Korçë;
Partia “Nisma Thurje”, për bashkitë Tiranë dhe Korçë.