Çifti i la mënjanë bisedat për lojën dhe folën edhe për gjërat e tyre personale, një prej të cilave, ishte një mundësi propozimi nga ana e Luizit.
Mëngjesin e sotëm Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë zgjuar mjaft herët. Çifti ka pasur mundësi që të flasë vetëm në qetësi.
Teksa ndodheshin jashtë, ata fillimisht diskutuan për lojën dhe se kush mund të lërë sot shtëpinë e “Big Brother VIP”. Por jo vetëm kaq, pasi në një moment ata lanë mënjanë bisedat për reality show-n dhe folën rreth gjërave të tyre personale.
Madje këngëtari i ka folur moderatores edhe për një propozim të mundshëm. Luizi e pyeti Kiarën se si e ëndërron ajo propozimin.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Vërtetë, si e do propozimin, të të ulem në gjunjë me unazë?
Kiara: Jo mo, nuk ka gjë. Varet nga vendi ku jemi.
Luizi: Në Shqipëri.
Kiara: Në Shqipëri? Ku mo?
Luizi: Në “Myslsym Shyr” në trotuar, në dhomë të gjumit, në sallon, ballkon…
Kiara: Nuk na zë në ballkon. Është pak i ngushtë. Jo aty jo. E di ti ku.
Luizi: Ku moj? Në Paris?
Kiara: Eh… të jetë pra pak vend i përshtatshëm. Të sfidoj ta bësh në Myslym Shyr, ta jap fjalën që nuk do qesh.