Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit të QSUT pas ndërhyrjes urgjente që bëri në orët e para të mëngjesit të 17 prillit për heqjen e appendisitit.

Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes (rreth orës 06:00) por pa dhënë më tepër detaje. Edhe në ambientet e spitalit nuk ka prani të forcave të Gardës, apo sigurim të shtuar.

Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut, ndaj duhet t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.

Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi (jo me thikë dhe u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Ashtu siç njoftoi një ditë më parë shefi i Kirurgjisë, Arben Gjata, kreu i qeverisë la ambientet e spitalit brenda 24 orëve duke qenë se gjendja e tij ishte e mirë. Ndërsa koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë.

Burime për Report Tv bënë më dije fushata elektorale do të vazhdojë pa ndërprerje. Forma që do të zgjedhin socialistët për të ruajtur ritmin e fushatës është vijimi i saj me deputetët dhe drejtuesit politik në çdo qark së bashku me kandidatët.