Mesazhet e paqes këtë Fiter Bajram kanë ardhur dhe nga politika. Gjatë pritjes së Myftinisë në Elbasan, Sekretari i Përgjithshëm i PS shtrëngoi duart me përfaqësuesit e Partisë Demokratike zyrtare. Dy deputetët Zheni Gjergji dhe Qani Xhafa bashkë me kryetarin e PD Eugen Isaj dhe kandidatin për këshill bashkiak
Zamir Muzhaqi u përshëndetën me numrin dy të Partisë Socialiste duke dhënë mesazhe optimiste se zgjedhjet e 14 majit në Elbasan do të kalojnë pa probleme. Të pranishme në pritjen e organizuar nga Myftinia ishin dhe mediat lokale.