Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se kanë diskutuar për disa projekte të cilat do t’i financojë Banka Botërore. Salinas u shpreh se janë tre shtylla kryesore ku do të investojnë, ndërsa theksoi se në 4 vite të zbatimit të projekteve do të investohen 900 mln euro.
‘Jam i kënaqur që jam këtu në emër të BB jemi mbledhur për diçka që asnjëherë nuk kemi pasur në historinë e partneritetit me Shqipërinë. Është arritur shumë përmes bashkëpunimit, ku BB angazhohet për ju që në 4-5 viteve në vijim. Jemi zotuar për tu përqendruar më shumë vende të reja puna për popullsinë shqiptare sidomos për rininë dhe gratë, ne e vendosim theksin tek pjesa më e mirë punë më të mira. Në të ardhmen sfida jonë është të krijojmë vende më të mira puna. Të krijojmë stimuj që njerëzit të punojnë këtu. Shtylla e dytë tek kapitali njerëzor. siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria por mund të forcojmë këtu kapitalin njerëzor, duke përmirësuar arsimin shëndetësinë mbrojtjen sociale. Është arritur shumë në këtë drejtim. Mendojmë se ka mundësi për të bërë më shumë në të ardhmen. Së treti shtylla e tretë përqendrohet tek rezistenca tek qëndrueshmëria. Duket sikur çdo vit ka një krizë shumë të madhe. Duhet të rrisim rezistencën për të ulur ndikimin e disa prej këtyre ngjarjeve në të ardhmen, jemi shumë të gëzuar që nisim këtë kuadër të ri partneriteti. Ja kemi prezantuar këtë kuadër bordit në Uashington. Jemi të inkurajuar dhe të përulur dhe të vetëdijshme që po i marrim kohë kolegëve nga qeveria kur duam të punojmë përtej orarit të punës. Kuadri i ri për partneritetin i vë në dispozicion Shqipërisë 900 milionë euro. Presim një tjetër projekt që të miratohet së shpejti. Kemi punuar për një projekt i cili do të të trajtojë urat në rrezik nga goditjet natyrore. Është një program i fortë dhe mjaft i madh. Së bashku me më MF kemi punuar për rritur rezistencën fiskale të Shqipërisë. U jemi mirënjohës ministrisë. Me MB ne do të punojmë për rritur rezistencën e bujqësi ndaj ndryshimeve klimaterike. Një projekt tjetër do të jetë për lumin e Vjosës, pasi u përcaktua si zonë e Mbrojtur dhe do të punojmë se bashku. Kemi shumë projekte. U jemi mirënjohës pasi keni një angazhim të pashembullt. Angazhimi ndaj Shqipërisë është që ti realizojmë të gjitha këto. Presim me padurim që ju të na mbani përgjegjës.’- tha Salinas.