Miratimi i fletës së votimit për Këshillat Bashkiakë ka qenë në qendër të debatit në KQZ ditën e sotme.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ngriti shqetësimin se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”.

Ai tha se Celibashi po shkel ligjin me këtë format flete, ku drejtuesi i koalicionit nuk përmendet në fletë.

Për t’ia kujtuar Sefa nxori një fotografi të printuar: “Ky në foto është Ilir Meta, kryetar i koalicionit”, tha ai.

Për herë të parë në Shqipëri, KQZ ka miratuar një fletë votimi ku drejtuesi i koalicionit nuk përmendet.

Dyshimet janë se kjo është bërë me ndërhyrjen e Berishës, për të mos kompleksuar demokratët që të votojnë për Ilir Metën.