Interi është me një këmbë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, megjithatë e ardhmja e Simone Inzaghit të pankinë është në dyshim.
Mediat raportojnë se dyshja Marotta-Ausilio vijojnë punën për të gjetur pasuesin e trajnerit nga Piacenza, teksa një nga emrat më të përfolur është padyshim edhe portugezi Sergio Conceicao.
Aktualisht në pankinën e Portos, Conceicao ka një të shkuar si futbollist te Interi dhe e njeh mirë ambientin, teksa në konferencën për shtyp para sfidës me Santa Clarën, zgjodhi të mos komentojë, por as të mohojë zërat që e lidhin me pankinën zikaltër.
“Nuk kam asgjë për të thënë për zërat që më çojnë te Interi sezonin e ardhshëm. Për fat të keq lajmet as nuk i nxjerr unë dhe as nuk i kontrolloj unë. Për momentin di të them që jemi të përqendruar te ndeshja e radhës në kampionat, pasi jemi në fazën finale të sezonit”, deklaroi Conceicao.