Premtimi i kandidatit të koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçit për transport publik falas në Tiranë nëse zgjidhet kryebashkiak, nga pjesa më e madhe e qytetarëve shihej e parealizueshme, sipas sondazhit të Institutit italian ‘Piepoli’ të realizuar në bashkëpunim me Report TV. Në të njëjtën mënyrë me skeptikët e komentoi edhe nënkryetari aktual i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i cili e konsideroi si premtim të padobishëm për të tërhequr vëmendjen.

Mazniku në studion ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV, tha se transporti publik nuk mund të jetë kurrë falas dhe se një premtim i tillë bëhet nga persona të cilët e dinë se nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet.
Për çdo fushatë ofrohen gjëra që janë pa para, gjithmonë ka njereëz që do thonë se u duket interesante. Është tipike e njerëzve që nuk do jenë në detyrë dhe në këto raste bëjnë hapjen e thesit, nxjerrin premtime pa sens të padobishme për të tërhequr vëmendjen. Transporti publik nuk mund të jetë kurrë falas.

Vendimi që duhet marrë, ose duhet të paguhet nga të ardhurat e përgjithshme të bashkisë, ose këtë shërbim do e paguajnë ata që e përdorin”- u shpreh Mazniku.