Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prej ditësh artikulon premtimin pompoz se nëse fiton zgjedhjet do bëjë transportin publik falas.
Pavarësisht premtimit qesharak për autobusa falas vetë Berisha-Meta dhe Belindi bëjnë një fushatë me shpenzime qindra mijëra Euro. Tregues i kësaj është shifra e shpenzuar në eventin e sotëm organizuar në stadiumin “Air Albania”.
Referuar çmimeve të tregut bannerat, skena dhe ledWall që janë vendosur sot në “Air Albania” kapin shifrën e rreth 50 mijë eurove. Veç kësaj, regjia qendrore, krani, kamerat kapin koston e 10 mijë eurove. Shtuar kësaj edhe shifrën 20 mijë euro për materialet promocionale dhe mbi 10000 euro rezervimin e stadiumit, kostoja e vetëm një dite kap shifrën e mbi 100 mijë eurove po të marrim parasysh edhe transportin e militantëve të marrë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.
Veç kosotos marramendëse të bën përshtypje se stadium duket i boshatisur teksa të pakët janë ata të cilët i janë bashkuar çeljes së fushatës.
Burimi i të ardhurave të këtyre organizimeve pompoze asnjëherë nuk është bërë transparent nga Berisha. Kujtojmë që partia e Berishës nuk merr asnjë financim nga KQZ./Lexo.al