Bashkimi Evropian po mbështet në Luginën e Vjosës, e shpallur Park Kombëtar, restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Një nga monumentet që sapo është restauruar është Ujësjellësi i Bënçës i ndërtuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Specialistët e trashëgimsië thonë se finacimet janë të domosdoshme pasi numri i monumenteve është i madh dhe gjendja e shumë prej tyre është në rrezik.
Pak vite më parë aktivistët mjedisorë protestonin në Luginën e Bënçës në Tepelenë për ndërtimin e një hidrocentrali, që do të cënonte vlerat natyrore dhe trashëgiminë kulturore të zonës.
Falë përpjekjeve aktiviteti ndërtimor u bllokua dhe tani në luginën e saposhpallur Park Kombëtar vëmendja po rikthehet tek trashëgimia kulturore dhe turizmi.
Bashkimi Evropian ka mbështetur së fundi me fiancime restaurimin e Ujësjellësit të Bënçës një vepër e shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili ka ka shërbyer për të çuar ujin në kalanë e Tepelenës.
Ky është asnjë nga monumentet më të rëndësishme për Tepelenën, thotë Aleksandër Toti , kordinator i këtij projekti në Bashkinë e Tepelenës.
Ujësjellësi i Ali Pashë,s i ndodhur në fshatin Bënçë të Tepelenës është një nga monumentet e kulturës së Kategorisë së Parë dhe një nga më të rëndësishmit në Bashkinë e Tepelenës dhe më i vizituari këto vitet fundit. Këtë vit, është realizuar një ndërhyrje në këtë monument falë mbështetjes së një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian që është një projekt ndërkufitar dhe është i pari i zbatuar në bashkinë e Tepelnës. Ky projekt konsiston jo vetëm në ndërhyrjen në këtë monument por edhe në ruajtjen e vlerave kulturore dhe rijetëzimin e tyre.
Totti thotë më tej se investimi ka prekur ndërtimin e infrastrukturës në zonë mbrojtëse për ta bërë të vizitueshëm monumentin nga afër, restaurimin e monumentit dhe një hartë turistike për katër itinerare në këtë zonë.
Në intineraret turistike përfshihet monumenti i ujësjellësit të Bëncës , Ujëvara e Peshturës si dhe shtigjet e zonës së Rrëzës dhe zonës së Leklit . Do të vijojmë me disa publikime të tjera që do t`i japin jetë turizmit dhe do të jenë mjaft të rëndësishme pë ata që ushtrojnë aktivitete dhe shërbime turistike por edhe për vizitorët. Turistët do ta kenë shumë më të lehtë me këto publikime pasi janë platforma dixihitale që mund të aksesohen shumë lehtë nëprmjet internetit.
Ndërsa arkitekti resaurator Reshat Gega thotë se lugina është mjaft e pasur me monumente të cila kanë nevoja për ndërhyrje për t`u shpëtuar dhe mbrojtur në radhë të parë dhe për t`u kthyer në të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj.
“Lugina është jashtëzakonisht e pasur me jetë njerëzore dhe për pasojë edhe me trashëgimi kulturore. Duke filluar nga fillimi deri në fund të Luginës gjejmë disa qendra antike dhe disa qyteza, gjejmë qendra urbane të periudhës antike dhe suburbane , dmth më të vogla, kemi një pasuri të jashtëzakonshme me monumente kulturore që kombinohen mjaft mire me pasuritë natyrore.
Gega vlerëson investimet, por nga ana tjetër ai thotë se ato duhet të shoqërohen me cilësinë profesionale të restaurimeve për të mos humbur vlera të trashëgimisë kulturore.
“Bumi i investimeve, qoftë në Gjirokastër, në Tepelenë edhe më tej ka qenë i madh nga pikëpamja sasiore dhe i lavdërueshëm sigurisht. Por shpesh këto situata kthehen edhe në “thikë me dy presa” sepse nxitimi i madh për të realizuar investime kaq të mëdha , kaq të rëndësishme duke mos u shoqëruar me cilësinë dhe kapacitete profesionale të nivelit të duhur sjellin dëme dhe në vend që “të vëmë vetullat nxjerrim sytë”.
Lugina e Vjosës u shpall park Kombëtar pak kohë më parë dhe statsui i ri shihet se do të frenojë ndërtimin e digave të hidrocentraleve që parashikoheshin dhe do të ndihmojë turizmin.
Zonat janë tejet të prekura nga nivelet e varfërisë dhe po braktisen gjithnjë e më shumë nga banorët./VOA