“Zgjerojmë programet falas për të gjitha moshat, nga vaksina kundër HPV, tek nga fishat e diabetit për të moshuarit”.
Gjirokastër, 3 Prill – Rindërtohet me standardet më të mira qendra shëndetësore e Libohovës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore që do t’I shërbejë sipas kushteve dhe standardevee bashkëkohore mbi 5500 banorëve të Libohovës.
“Në të gjithë qarkun Gjirokastër nëpërmjet programit të përmirësimit të infrastrukturës së kujdesit parësor ne kemi mundur që gjithë këto vite të rehabilitojmë 31 qendra shëndetësore dhe ambulanca, nga zonat urbane në ato më të thella me të njëjtat parametra ku gjithë infrastrukura e këtyre dy qendrave shëndetësore kanë standartet më të mira të shërbimit. Për vitin 2023 programi i rehabilitimit të qendrave shëndetësore në të gjithë vendin vijon me 60 qendra shëndetësore dhe ambulanca që do të rehabilitohen, ku 8 prej tyre janë të qarkut Gjirokastër”- tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu foli edhe programin e ri të fishave të diabetit me rimbursim për të moshuarit.
“Shërbime të reja po ofrohen në këtë qendër shëndetësore, qoftë shërbimet e reja sa i përkasin ndjekes të sëmurëve kronikë, që është rimbursimi i fishave të diabetit, një tjetër shërbim që i shtohet paketës tonë të ofrimit të shërbimeve falas për të sëmurët kronikë”,- tha Manastirliu.
Duke folur për programin e ri të vaksinimit kundër HPV, Ministrja Manastirliu u shpreh:
“Shtimi vaksinës të HPV, për mbrojtjen e shëndetit të vajzave tona, janë këto shërbime të reja që i shtohen sistemit tonë shëndetësor parësor për një kujdes më të mirë për shëndetin, duke filluar nga fëmijët tek të moshuarit”,- tha Manastirliu.
Qendra shëndetësore Libohovë është rehabilituar në fazën e parë të programit të qeverisë shqiptare për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore. Kësaj qendre shëndetësore do t’i atashohen punonjësit e shërbimit socio-shëndetësor, që përfshin punonjës social dhe psikolog, në mënyrë që shërbimet e integruara të ofrohen sa më afër komunitetit.