“Përdorimi i administratës shtetërore në zgjedhje ka qenë gjithmonë një sfidë për politikën shqiptare. Në kushte të tilla, qeveria ka marrë disa masa për të monitoruar burimet njerëzore te institucioneve publike deri në 14 Maj”.
Me argumentin se nuk u duhet cënuar liria për të zgjedhur, qeveria ka miratuar një vendim që lejon administratën publike të marrë pjesë në fushatë zgjedhore, pas orarit zyrtar të punës. Me këtë vendim, qeveria u jep dritën jeshile të angazhohen edhe si personel në procesin zgjedhor si komisioner në KZAZ, apo KQV.
Por këto masa nuk vlejnë për të gjitha kategoritë. Nënpunësve civilë u ndalohet nga qeveria të bëjnë fushatë apo të jenë protagonist në aktivitetet politike të partive dhe kandidatëve.Masë ndaluese për të mbështetur fushatën apo për të marrë pjesë fizikisht është dhe për punonjësit e policisë së shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ të Shtetit, apo ushtarakëve aktivë të forcave të Armatosura.
Për monitorimin e këtyre masave, qeveria ka ngritur një taskë forcë e cila do të drejtohet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e në rast të mozbatimit të masave, do të përballen përgjegjësia penale.