Përjashtohen nga pagesa e kontributeve shoqërore pensionistët që vetëpunësohen sipërmarrje private. Ligji i ri parashikon që për të punësuarit në fushën e IT, të paguhet kontributi sipas pagës minimale, për të motivuar këtë shtresë.

“Personat e punësuar me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas Ligjit Nr. 58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për këtë kategori paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar”, lexohet në ndryshimet ligjore.