Në përfundim të takimit me qytetarët në Tepelenë, Edi Rama i ftoi për të kërcyer por zgjodhi që të kishin në sfond këngën e fushatës elektorale që ka PS, jo labçe me argumentin se i fillon shiu.

“Me labçe na fillon shiu, do kërcejmë këtë të hëngsha zëmrën”, tha Rama.

Nga takimi në Tepelenë, Rama premtoi se do të kthehet ndër destinacionet më të preferuara për turistët e huaj.

“Tepelena ishte xhep falso në anë të rrugës dhe as nuk mund të imagjinohej që këtu të flitej për turizëm e agroturizëm të ndërtuar me investimet e emigrantëve tepelenas që gjithmonë e më shumë po e kthejnë kokën aty ku kanë të ardhmen e sigurt. Në këtë zonë, nga Memaliaj në Tepelenë do të jetë ndër destinacionet më të preferuara për turistët e huaj.

Kur shkoja me Tërmetin atje lart e s’kishte këmbë robi, por kur i thamë që do e lidhim Tepelenën me bregun e ta kthejmë në qendër që do lidhë gjitha rrugët për në breg, s’më besuan. Tha njëri mos e premto se kur se bëri ai i madhi…

Ajo Kala që ka hyrë në fazën e dytë të projektit do të jetë një tjetër pikë që do të tërheqë turistë e vende të tjera puna. Kemi hyrë në një kthesë shumë të rëndësishme.

E kanë marrë besimin e Shkodrës verbërisht, symbyllur, është qyteti ku plehrat vazhdojnë, mbushin kazanët 2 e 3 ditë. Bashkinë e Tepelenës as që bëhet fjalë por Memaliajn pse e kërkojnë? Për ta marrë peng? Për të sjellë sherrin e ‘non grata’ dhe ‘Like Floririt’, për të sjellë turpin e për ta kthyer bashkinë në një kështjellë ku futen disa njerëz jo për Memaliajn por për veten e tyre”, tha Rama.

Gjatë pasdites së sotme, Edi Rama ishte në takim me qytetarët në Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull e Libohovë, ku dha mesazhet e tij për kandidatët për kryetarë bashkie dhe në fokus kishte turizmin duke thënë se do ta fuqizojnë akoma më shumë.